Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Plagoset me thikë një 27-vjeçar në Vlorë, ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes
Një 27-vjeçar nga fshati Risili i Vlorës është plagosur me thikë. Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje, ndërkohë që 27-vjeçari është dërguar ne spitalin rajonal të qytetit të Vlorës. Policia e Vlorës është duke hetuar ngjarjen si dhe po merr në pyetje dëshmitarë, ndërkohë mësohet se i plagosuri ka marrë plagë në bark. Top Channel