
Plagoset me thikë 36-vjeçari në Pogradec
👁4945
Një plagosje me thikë është regjistruar këtë të shtunë në Pogradec. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një dyqani. I lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. “Në lagjen nr 3, rreth orës 20.20, gjatë një konflikti fizik, shtetasi L. O, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës shtetasin M. T., 36 vjeç, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjeksore. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit L. O. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.”, njofton policia. /vizionplus.tv
Burimi:
Vizionplus.tv