Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Plagoset me armë zjarri 40-vjeçari në Vorë
👁3724
Më datë 26.05.2025, rreth orës 03:30, është paraqitur në spital për mjekim shtetasi E. A., 40 vjeç, pasi dyshohet se brenda në banesën e tij në Marikaj, është plagosur me armë zjarri në këmbë. 40-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë zjarri pushkë, të cilën 40-vjeçari e posedonte pa leje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit. Top Channel