Plagoset me armë një person, policia jep detaje

Plagoset me armë një person, policia jep detaje

Një 57-vjeçar është plagosur pasditen e sotme në fshatin Ura e Shtrejt, në njësinë administrative Postribë, Shkodër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:45, kur dyshohet se shtetasi F.V, 57-vjeç, është vetëplagosur me një armë gjahu, të cilën e mbante me leje. 57-vjeçari është transportuar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Nuk raportohet për rrezik për jetën. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të sqaruar plotësisht rrethanat e këtij rasti dhe për të kryer dokumentimin e nevojshëm ligjor.
Burimi: Kohajone.com