Plagoset gazetari grek në Rrugën e Durrësit, transportohet te Trauma
Përplasjet mes protestuesve dhe policisë në Tiranë kanë lënë të plagosur edhe një gazetar grek. Ngjarja është regjistruar në Rrugën e Durrësit, ku situata është tensionuar gjatë protestës së sotme. Dyshohet se gazetari ka pësuar dëmtime në vesh dhe është transportuar në Spitalin e Traumës. Nuk dihet ende në ç’rrethana është plagosur reporteri i huaj.
Burimi:
gijotina.com