Burimi:
Sot.com.al

Plagos me armë gjahu të zotin e stanit/ Tentoi të grabiste bagëtitë në Lushnjë (Foto)
👁10983
Një person ka hyrë për të vjedhur bagëtitë në një stan me dele. Një tentativë grabitje ka ndodhur pas mesnatës në Plug të Lushnjës. Në momentin që ka hyrë është pikasur nga i zoti, ku më pas janë përleshur. Gjatë përleshjes është përdorur arma ku i zoti Flamur Mane ka marrë dëmtime. Personi që ka shkuar për të grabitur ma qenë më armë gjahu Ai është dërguar fillimisht në spitalin e Lushnjës e më pas drejt Tiranës. Sipas informacioneve ai ka marrë dëmtime të lehta, ndërsa policia ka shoqëruar një person.