Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Pjesëtarë të FA-së, trajnim pranë bazës së Gardës Kombëtare të Nju-Xhersit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipëria po vijojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes. Ambasada e SHBA-së në Tiranë bëri sot të ditur se pjesëtarë të Forcave të Armatosura shqiptare po kalojnë tri javë duke u trajnuar dhe duke kryer mirëmbajtjen e automjeteve së bashku me personelin e Gardës Kombëtare të Nju-Xhersit (NJNG) në bazën e përbashkët McGuire-Dix-Lakehurst, në Nju-Xhersi. Ky angazhim është pjesë e Programit të Partneritetit Shtetëror të NJNG, që synon rritjen e bashkëpunimit dhe ndërveprimit midis dy forcave. Gjatë muajit korrik, një ekuipazh ajror i Gardës Kombëtare të Nju-Xhersit (New Jersey) ishte në Shqipëri për të punuar...