Pjesëmarrje rekord në zgjedhjet e Izraelit, pjesëmarrja mbi 66% dhe në nivel rekord!
Pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare në Izrael ka arritur në 66.7% deri në orën 18:00, duke shënuar nivelin më të lartë të regjistruar në këtë orar, sipas Komitetit Qendror të Zgjedhjeve. Shifra paraqet një rritje të ndjeshme krahasuar me zgjedhjet e vitit 2022, kur deri në të njëjtën orë kishin votuar 57.7% e zgjedhësve. Ndërkohë, deri në orën 16:00, pjesëmarrja kishte arritur në 55.7%, rreth tetë pikë përqindjeje më shumë se në të njëjtën periudhë të zgjedhjeve të mëparshme. Në kushtet e pjesëmarrjes së lartë, partia Likud e kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe aleatët e saj të djathtë kanë intensifikuar përpjekjet për të mobilizuar mbështetësit në orët e fundit të votimit. Nga ana tjetër, partia Yashar, e drejtuar nga ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë izraelite,...
Burimi:
javanews.al