Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Pjesëmarrje e lartë në votime, Frrok Çupi: Tirana vendimtare për fatin e zgjedhjeve
👁5711
Kur kanë mbetur edhe pak kohë nga përfundimi i orarit zyrtar për të votuar, Tirana duket se ka një rekord pjesëmarrjeje. Ndërkohë deri në orën 18:00 kanë votuar 46.57 përqind. Analisti Frrok Çupi komentoi zhvillimet e fundit të procesit zgjedhor, duke u shprehur se Tirana është vendimtare për fatin e zgjedhjeve. “Tirana është vendimtare për fatin e zgjedhjeve, sidomos kur shkon në shifra të tilla. Mund të ndodhë që nëse partitë vogla kanë marrë shumë, aq sa edhe nuk bëjnë dot deputetë dhe kjo i djeg ato vota”, tha analisti Frrok Çupi.