Pjesë e rrjetit të trafikut të drogës, çifti shqiptaro-italian kapet me kokainë dhe ekstazi në Zvicër

Pjesë e rrjetit të trafikut të drogës, çifti shqiptaro-italian kapet me kokainë dhe ekstazi në Zvicër

Një çift shqiptaro-italian është arrestuar nga policia zvicerane në kantonin e Luganos, nën akuzën e trafikut të kokainës. Të arrestuarit nga policia janë një 51-vjeçar shqiptar dhe një grua 35-vjeçare italiane, të cilët u kapën në flagrancë me 1,4 kg kokainë, në shtëpinë e tyre në Davesco-Soragno. Hetimi lidhet me sekuestrimin e madh më 22 shkurt në një vilë në Pregassona. Zyra e Prokurorit Publik dhe Policia Kantonale njoftuan sot arrestimet. Mësohet se 51-vjeçari shqiptar është me banim në Gjermani. Përveç kokainës u gjetën edhe 10 gramë pilula ekstazie, ndërsa dyshohet se janë pjesë e një organizate të madhe trafiku...