Burimi:
Top-Channel.tv

Pjesë e organizatës kriminale për trafikimin e qenieve njerëzore, arrestohet 49-vjeçari egjiptian në Durrës
👁6584
Një 49-vjeçar nga Egjipti është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi bënte pjesë në një organizatë kriminale për trafikimin e qenieve njerëzore. Sipas asaj që raporton policia, W. E., i lindur në Egjipt, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Katanias. Për këtë veprimtari kriminale ligji në Itali parashikon si dënim maksimal 20 vjet burgim. Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 49-vjeçarit, në Itali. Top Channel