Pjesë e grupit të Laert Haxhiut dhe i akuzuar për vrasjen e Besmir Hidës në Lushnje, arrestohet në Greqi i shumëkërkuari

Pjesë e grupit të Laert Haxhiut dhe i akuzuar për vrasjen e Besmir Hidës në Lushnje, arrestohet në Greqi i shumëkërkuari

Është vënë në pranga në Pire të Athinës Ardian Ahmetaj, 51 vjeç, i akuzuar për vrasjen e Besmir Hidës në 2019, në një atentat të organizuar. Policia e Shtetit bën me dije se si rezultat i shkëmbimit të informacioneve në kohë reale mes strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit dhe homologëve grekë, në Pire, Greqi, në kuadër të operacionit “The Wanted”, u lokalizua, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimi Ardian Ahmetaj, 51 vjeç. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Fierit, në vitin 2023, ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit”. Ahmetaj dyshohet se në vitin 2019, në...