Piranjat/ ‘Shkopinj, gaz lotsjellës dhe arrestime masive’, ish-policët: Forca u përdor në kundërshtim me ligjin

Piranjat/ ‘Shkopinj, gaz lotsjellës dhe arrestime masive’, ish-policët: Forca u përdor në kundërshtim me ligjin

Protestat studentore në Tiranë janë shoqëruar me përplasje të forta dhe dhunë të pajustifikuar nga segmente të Policisë së Shtetit. Goditje me shkopinj gome, gaz lotsjellës i pandërprerë, spraj me piper përballë kujtdo që ndodhej në shesh, dhe arrestime në masë pa asnjë lloj filtri, kanë qenë rendi i ditës i punës së policisë për të shpërndarë protestën. Opinionet për forcën e treguar nga policia janë të ndryshme, ndërkohë që specialistët, ish-punonjës policie, janë të qartë dhe të prerë në një pikë: Policia ka tejkaluar kompetencat. Për Urim Gjatën, ish-punonjës policie, pamjet e ditëve të fundit nuk janë thjesht një reagim i tepruar në terren. Ai thotë se në këto protesta po shfaqet një polici që ka humbur kontrollin. Prej 35 vitesh larg Shqipërisë, ai...