Piramidat e Bosnies, vend shërimi e energjie hyjnore apo imagjinatë e entuziastëve?

Piramidat e Bosnies, vend shërimi e energjie hyjnore apo imagjinatë e entuziastëve?

“Energjia e mrekullueshme” që ndjehet në tunelet e Visoko ka tërhequr shumë entuziastë të piramidave të Bosnjes. Shumë pak mund të kenë dëgjuar për qytezën e vogël Visoko në Bosnie e cila nuk e kishte parë ndonjëherë dritën e lajmeve, derisa në vitin 2020, kampioni i tenisit Novak Djokovic, nisi të bënte atje pelegrimazhet e tij dhe të fliste për energjinë kozmike të paradave gjigante që gjenden në luginë, të ndërtuara nga civilizime të lashta e të panjohura, shkruan rrjeti A.Obscura. Megjithëse shkenca formale nuk i njeh piramidat e Bosnies, në vitin 2005 biznesmeni amerikano-boshnjak Semir Osmanagić vizitoi Visoko dhe kuptoi se kishte diçka të pazakontë me “kodrat” në formë piramide, këndet e të cilave përputheshin plotësisht me drejtimet e lindjes, perëndimit, veriut e jugut....