Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Piktura e humbur e Donika Kastriotit (1556)
Donika Kastrioti, e lindur në Kaninë rreth vitit 1428, ishte një fisnike arbërore dhe gruaja e Gjergj Kastrioti Skënderbeut. Donika ishte e bija e princit arbër Gjergj Arianiti, anëtar i familjes fisnike Arianiti, sundimi i të cilit shtrihej përgjatë luginës së Shkumbinit dhe rrugës së vjetër Via Egnatia dhe arrinte në lindje në Manastirin e sotëm ndërsa nëna e saj, princesha Maria Muzaka ishte një anëtare e familjes fisnike Muzaka, sundimi i të cilëve ishte rajoni i Myzeqesë. Në prill të vitit 1451, Donika u martua me Skënderbeun me të cilin patën një fëmijë, Gjon II Kastriotin. Pas vdekjes së Skënderbeut në vitin 1468, Donika bashkë me djalin e saj, Gjonin, u larguan nga Arbëria drejt Mbretërisë së Napolit dhe më pas në Valencia ku...