Piktori i njohur Pashk Përvathi shpëton instalacionin “Lahuta e Malcis” nga shkatërrimi

Piktori i njohur Pashk Përvathi shpëton instalacionin “Lahuta e Malcis” nga shkatërrimi

Kryebashkiaku lezhjan Pjerin Ndreu shkruan:” Një falënderim i veçantë dhe mirënjohje për artistin e madh lezhjan, Pashk Përvathi, i cili dëshmoi një ndërgjegje të lartë qytetare, duke ndërhyrë menjëherë për të ndaluar disa fëmijë që po dëmtonin instalacionin e “Lahutës së Malcis”, në Bulevardin “Gjergj Fishta”. Një gjest fisnik, një shembull qytetarie dhe përgjegjësie në mbrojtje të artit, kulturës dhe vlerave tona! Arti dhe trashëgimia jonë janë pasuri e përbashkët. T’i mbrojmë është detyrë e të gjithëve! Respekt dhe mirënjohje, mjeshtër!”.