Pierre de Coubertin, themeluesi i Lojërave Olimpike moderne

Pierre de Coubertin, themeluesi i Lojërave Olimpike moderne

2 September, 2026 - 22:33 Më 2 shtator 1937, në moshën 74-vjeçare, ndërroi jetë Pierre de Coubertin, historiani dhe pedagogu francez i njohur si babai i Lojërave Olimpike moderne. Charles Pierre Frédy de Coubertin lindi më 1 janar 1863 në Francë, në një familje aristokrate. Ai u mor me studime në fushën e drejtësisë dhe çështjeve publike, por interesat e tij kryesore u përqendruan te arsimi, sporti dhe historia. Coubertin ishte një nga figurat kryesore në rikthimin e Lojërave Olimpike në epokën moderne. Në vitin 1894 themeloi Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, institucionin që vazhdon të drejtojë lëvizjen olimpike në mbarë botën. Dy vjet më vonë, në vitin 1896, u zhvilluan Lojërat e para Olimpike moderne në Athinë. Për Coubertin, sporti nuk ishte vetëm një garë për...