Picula trondit Beogradin: Funerali i Mlladiçit tregon lidhjen e Serbisë me krimet në Kosovë, Bosnje e Kroaci

Picula trondit Beogradin: Funerali i Mlladiçit tregon lidhjen e Serbisë me krimet në Kosovë, Bosnje e Kroaci

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Tonino Picula, ka reaguar ashpër ndaj mundësisë së pjesëmarrjes së zyrtarëve serbë në funeralin e ish-komandantit të Ushtrisë së Republika Srpskas, Ratko Mlladiq. Picula vlerëson se prania e përfaqësuesve të institucioneve të Serbisë në ceremoninë mortore nuk mund të trajtohet si një çështje e zakonshme apo simbolike. Sipas tij, pjesëmarrja e zyrtarëve të Beogradit do të ishte një tregues i qartë i shkallës së identifikimit të autoriteteve serbe me figurën e Mlladiqit dhe me krimet për të cilat ai është dënuar nga drejtësia ndërkombëtare. Në një reagim të publikuar në platformën X, Picula kritikoi ashpër deklaratat që vënë në pikëpyetje vendimet e Tribunalit të Hagës. Ai tha se këto “sulme toksike” ndaj drejtësisë ndërkombëtare janë dëshmi se në Beograd...