Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Piastri fiton duelin brenda familjes dhe triumfon në Belgjikë, Leclerc mbron podiumin nga sulmet e Verstappen
Piloti australian i McLaren, Oscar Piastri, fitoi sot garën e Çmimit të Madh të Belgjikës në Formula 1. Në pistën e Spa, ai arriti të parakalojë në momentin që u largua makina e sigurisë shokun e tij të skuadrës Lando Norris. Britaniku, që e nisi garën nga “pole”, u rendit i dyti, duke humbur edhe më shumë terren karshi Piastri në renditjen e përgjithshme. Në podium u ngjit edhe Charles Leclerc me Ferrari, që arriti t’i rezistojë sulmeve të Verstappen. Gara nisi me gati 90 minuta vonesë për shkak të shiut që ra në momentin e nisjes së garës. Ajo...