Phoebe Bridgers ndalon telefonat në koncerte, fansat i ruajnë kujtimet përmes artit

Phoebe Bridgers ndalon telefonat në koncerte, fansat i ruajnë kujtimet përmes artit

Këngëtarja amerikane Phoebe Bridgers ka vendosur një rregull të veçantë në koncertet e turneut të saj të ri: ndalimin e përdorimit të telefonave. Por, në vend që të mbështeten te fotografitë dhe videot për të ruajtur kujtimet nga performancat, fansat kanë gjetur një mënyrë tjetër për t’i përjetësuar ato, përmes vizatimit dhe pikturës. Vendimi ka nxitur një valë krijimtarie mes ndjekësve të saj, të cilët po rikrijojnë momente nga koncertet përmes interpretimeve artistike. Nga portretet e këngëtares dhe ndriçimi skenik, te detajet e performancave, secili po e shpreh përvojën në mënyrën e vet. Olivia MacDonald, 28-vjeçare nga Massachusetts, ishte fillimisht e habitur nga rregulli i ri, kur ndoqi koncertin e Bridgers në Boston. Megjithatë, ajo thotë se mungesa e telefonave krijoi një atmosferë më të...