Philadelphia dominon në Lindje, Spurs korrin fitoren e parë, tjetër zhgënjim për Golden State

Philadelphia dominon në Lindje, Spurs korrin fitoren e parë, tjetër zhgënjim për Golden State

Skuadra e Philadelphia vijon të komandojë renditjen në Konferencën e Lindjes, duke korrur fitoren e tretë radhazi këtë sezon, 127-116 ndaj Milwaukee. Një triumf që erdhi falë 28 pikëve të Joel Embiid, 27 të Jaylen Brown dhe 26 të Tyrese Maxey, një trio që bëri diferencën në fushë. Fitoren e parë sezonale korri San Antonio, që mundi 122-106 Dallas në derbin teksan. Të gjithë titullarët e Spurs realizuan mbi 11 pikë. Jashtë fushe fiton skuadra e Washington, që mundi 124-120 Chicago, ndeshje ku u dallua Trar Young, autor i 25 pikëve. Fitore të rëndësishme korri Phoenix, që mundi 131-122 Golden State, që mbyllin renditjen në Perëndim ende pa asnjë fitore. Devin Booker me 43 pikë ishte lider për Suns, fiton edhe Denver, 141-135 ndaj New...