Pfizergate/ Gjykata kundër KE-së! Komisioni duhej të publikonte mesazhet mes Ursula von der Leyen dhe kreut të kompanisë

Pfizergate/ Gjykata kundër KE-së! Komisioni duhej të publikonte mesazhet mes Ursula von der Leyen dhe kreut të kompanisë

Gjykata Europiane e Drejtësisë ka vendosur kundër Komisionit Europian dhe pro gazetës “New York Times”, për atë që njihet si skandali “Pfizergate” i ndodhur pas pandemisë “COVID-19”. Sipas vendimit të gjykatës, Komisioni ka shkelur rregullat e transparencës duke mos dhënë akses në mesazhet e shkëmbyera mes Presidentes Ursula von der Leyen dhe drejtorit ekzekutiv të gjigandit farmaceutik “Pfizer”. “Komisioni nuk ka dhënë një shpjegim të besueshëm për të justifikuar refuzimin e kërkesës së gazetarit për të aksesuar tekstet”,  thuhet në vendim. Mesazhet dyshohet se lidheshin me negociatat për vaksinat e COVID-it dhe një marrëveshje me vlerë miliarda euro.  
Burimi: Vizionplus.tv