Pezullimi pas skandalit me certifikatat e COVID-it, Zvicra ndryshon qëndrim për kapitenin Granit Xhaka! Shqiptari grumbullohet me “Helvetët”

Pezullimi pas skandalit me certifikatat e COVID-it, Zvicra ndryshon qëndrim për kapitenin Granit Xhaka! Shqiptari grumbullohet me “Helvetët”

Granit Xhaka do të jetë sërish pjesë e kombëtares së Zvicrës duke nisur nga muaji nëntor. Shoqata Zvicerane e Futbollit ka vendosur të rikthejë mesfushorin shqiptar dhe sulmuesin Breel Embolo në dispozicion të trajnerit Murat Yakin, pas shqyrtimit të çështjes së certifikatave të falsifikuara të COVID-19 në vitet 2021 dhe 2022. Vendimi është marrë nga bordi qendror i federatës zvicerane, pas përfundimit të procedurave ligjore për të dy futbollistët. Në arsyetimin e saj, SFV ka marrë parasysh edhe pasojat sportive që lojtarët kanë vuajtur, pasi kanë munguar në katër ndeshje ndërkombëtare gjatë muajve shtator dhe tetor. Një tjetër lajm i rëndësishëm për Xhakën është konfirmimi i tij si kapiten i Zvicrës. Trajneri Murat Yakin, stafi teknik dhe këshilli i lojtarëve kanë vendosur unanimisht që mesfushori...