Petro Marko: Kënga e valës
Lëmo’, o valë e përkëdhelatë breg që s’është i gjallë,e, kur të flesh aty në Skelë,të shtrihesh në atë zall,këndo një këngë e nanurisshumë qetë e me ngadalë,se në atë tokë fle një fisqë u ngrit në shekuj valëpër nderin e Lirisë… Lëmo’ o valë me ngadalë!këndo një këngë lehtë,të mos dëgjohet gjer në mal,se aty në ullishtë fshehtëdergjen….. – oh lëre mos e nga,kujtimi u ka mbet! – Pra ti o valë, këndo, mos qa,se zemrën e ke detdhe gjuhën ligjërim e shkumë,sa brigje ke në dorë!…Dhe kot kërkon të vërë në gjumëdhe shpirtin tënd, o Vlorë! Po ah, o vend që lind ç’ka vdes,pse hesht mbi varr, i gjallë?Përherë syri yt do jesh’me llahtari në zall?.. Lëmo’ o valë me ngadalë,këndo kushtrim të...
Burimi:
kultplus.com