Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Petrit Ruka: Mbahu, zemra ime!
Petrit Ruka Mirëmbrëma, zemër! Tungjatjeta moj mike! Je ende mirë, je në këmbë, motra ime. Gjersa mban si një depo e stërmadhe Kaq helme,Je goxha trime. Bëj si të bësh edhe këtë faqe dimri, Me gjithë këto rraqe dashurish (Nga mola e vetmisë të grira,) Me kufoma librash e grash të bukura, Mbi mua të shtrira. Mbahu, mushka ime. Hapi dyert. Le te hyjnë stiva pikëllimesh të reja, Le të shemben rafte kujtimesh me majë. Dhe ëndrrat e mykura që i ha vetë dashuria, Le ti hajë… Nuk kam çfarë të bëj, s’vë dot më rregull, S’bëj dot inventar, asnjë llogari.Tani s’ka japonez të shpikë një kompjuter Për ty, kapedane,E di. Tani e di, një ditë… Si frut...