Petr Yan mbron titullin e peshës “bantamweight”, fiton triologjinë ndaj gjeorgjianit Dvalishvili
Pas një beteje të fortë me 5 raunde, luftëtari rus Petr Yan mbrojti titullin kampion bote të peshës “bantamweight” (pesha deri 61kg) në artet marciale mikse (MMA). Në eventin UFC-333 zhvilluar të shtunën në mbrëmje në Abu Dhabi, ai mundi me vendim unanim të gjyqtarëve rivalin gjeorgjian Merab Dvalishvili. Të tri gjyqtarët i dhanë fitoren Yan (48-47, 48-47, 48-47). Kjo ishte sfida e dytë brenda pak muajsh mes dy luftëtarëve, me Yan që triumfoi ashtu si në dhjetorin e kaluar, kur dhe mori titullin kampion, që e mbrojti për herë të parë (Dvalishvili ka fituar përballjen e parë në vitin 2023). Një fitore e ngushtë për rusin, cka tregon se sfida ishte e hapur dhe e barabartë, me Dvalishvili që në raundet e mesit synoi...
Burimi:
telesport.al