Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni
Një grup prindërish shqiptarë të cilët e cilësojnë veten të pavarur nga partitë politike, kanë ndërmarrë një nismë përmes një peticioni drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe Kuvendit të Shqipërisë, ku kërkojnë ndryshime në drejtimin e vendit dhe përgjegjësi politike për skandalet e denoncuara në institucionet shtetërore. Nismëtarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, si dhe largimin e ministrit të Brendshëm, duke argumentuar se drejtuesit e lartë të qeverisë duhet të mbajnë përgjegjësi për çështjet e korrupsionit që, sipas tyre, kanë përfshirë zyrtarë të lartë dhe institucione shtetërore. Në peticion, kërkesa për dorëheqjen e Ramës lidhet me përgjegjësinë e tij politike për skandalet që kanë prekur përfaqësues të qeverisë. Ndërsa për ministrin e Brendshëm, prindërit ngrenë shqetësime lidhur me veprimtarinë e Policisë së Shtetit dhe rastet e dhunës...
Burimi:
kohajone.com