“Peshku qelbet nga koka”/ Blushi sulmon Ramën pas shkarkimit të Vlora Hysenit
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama lidhur me lirimin nga detyra të drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, ndaj së cilës SPAK ka caktuar masën e arrestit shtëpiak. Blushi e ka cilësuar Hysenin si një “kokë turku”, duke pretenduar se shkarkimi i saj synon të mbrojë kryeministrin Rama. Sipas tij, i njëjti standard që Rama aplikoi me drejtuesen e SHISH duhej të ishte ndjekur edhe në rastin e Belinda Ballukut. “Peshku qelbet nga koka”, deklaroi Blushi, duke argumentuar se largimi i një zyrtari nuk mjafton për të adresuar përgjegjësitë që ai pretendon se lidhen me drejtuesit e lartë të qeverisë. ‘Peshku qelbet nga koka! Pa i prerë kokën, çdo “kokë turku” është vetëm fasadë, për...
Burimi:
ntv.al