Pesë vatra zjarri ende aktive në fshatin Rras të Lezhës

Pesë vatra zjarri ende aktive në fshatin Rras të Lezhës

Vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Rras, në Njësinë Administrative Ungrej të Lezhës. Sipas raportimeve të banorëve, në zonë janë aktualisht mbi 5 vatra aktive, duke krijuar një situatë shqetësuese për komunitetin. Pavarësisht ndërhyrjes nga toka dhe ajri gjatë ditës së sotme, situata ishte vënë nën kontroll. Megjithatë, sipas banorëve, zjarri është riaktivizuar gjatë pasdites dhe po avancon në drejtim të zonave të banuara. Banorët shprehen të shqetësuar për përhapjen e flakëve dhe kërkojnë vijimin e ndërhyrjes nga strukturat e emergjencës, me qëllim parandalimin e afrimit të zjarrit pranë banesave dhe zonave të banuara.