FITORJA E SHQIPERISE ME FINLANDEN RRIT BESIMIN
Shqipëria mundi Finlandën, por një fitore nuk mjafton për të shpallur të zgjidhura problemet e Kombëtares. Ashtu si një humbje nuk mjafton për të hedhur poshtë gjithçka. Dy me zero në Tiranë. Katër fitore në pesë ndeshje. Dymbëdhjetë pikë dhe vendi i parë në grup. Ky është bilanci që meriton vlerësim. Por për të kuptuar ku ndodhemi, duhet të shohim edhe kundër kujt kemi luajtur, çfarë kemi përmirësuar dhe ku vazhdojmë të lëkundemi. Sepse sot Shqipëria po kërkon të dalë nga Liga C. Po përpiqet të rikthehet në nivelin nga i cili ra në edicionin e kaluar. Ky kontekst e vendos suksesin në përmasën e duhur: një hap i nevojshëm përpara, ende jo një kapërcim i madh. Rrugëtimi i fundit ka pasur të dyja anët....
Burimi:
ntv.al