Pesë kategori akuzash ndaj Ballukut, SPAK çon dosjen në fazë vendimtare

Pesë kategori akuzash ndaj Ballukut, SPAK çon dosjen në fazë vendimtare

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka njoftuar zyrtarisht se më 20 tetor 2026 i ka komunikuar Belinda Ballukut akuzat përfundimtare në kuadër të procedimit penal ndaj saj. Ish-zëvendëskryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës i janë komunikuar akuza që lidhen me procedurat e prokurimit publik, korrupsionin, deklarimin e pasurisë dhe pastrimin e produkteve të veprës penale. Sipas njoftimit të SPAK, Balluku akuzohet për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, në bashkëpunim, në nëntë raste. Në listën e akuzave përfshihen gjithashtu korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike dhe korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë. Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar asaj edhe akuzën për refuzim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim të rremë...