Burimi:
Opinion.al

Përurohet Art Explora Festival dhe anija muze në Durrës, Rama batuta me ambasadorin francez: Shqiptarët i duan të gjitha njëherësh
👁8580
Pas anijes historike “Amerigo Vespucci”, në Portin e Durrësit është ankoruar edhe anija muze “Art Explora”, për të ofruar një sërë aktivitetesh artistike e kulturore, si festivale, ekspozita, koncerte dhe shfaqje të ndryshme, duke synuar të sjellë artin më afër publikut shqiptar. Në hapjen e kësaj anije muze për publikun shqiptar ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama, kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako, ambasadori i BE në Shqipëri, Silvio Gonzato, ministri i Francës për Europën, Benjamin Haddad dhe zëvendësministrja e Kulturës, Elira Pipa. Kreu i qeverisë tha se në fillim askush nuk besonte tek ky projekt, që do i shërbejë, artit, kulturës, turizmit dhe kthimit...