Përshkallëzohet protesta në Tiranë, të rinjtë sulmojnë selinë e Partisë Socialiste, policia përdor gaz lotsjellës
Protesta e të rinjve në Tiranë është përshkallëzuar mesditën e kësaj të enjteje, më 15 tetor, ku demonstruesit kanë sulmuar edhe selinë e Partisë Socialiste. Pas tensioneve të krijuara pranë godinës së PS-së, ka ndërhyrë Policia e Shtetit, e cila ka përdorur gaz lotsjellës në përpjekje për të shpërndarë turmën. Protestat vijojnë në kryeqytet, ndërsa studentë dhe gjimnazistë janë mobilizuar kundër qeverisë, duke kërkuar ndryshime në arsim dhe duke ngritur shqetësime për korrupsionin dhe situatën ekonomike. Situata mbetet e tensionuar, ndërsa zhvillimet e fundit shënojnë një tjetër përshkallëzim të protestave që prej nisjes së tubimeve kundër qeverisë së Edi Ramës.
Burimi:
gijotina.com