Përshkallëzohet protesta, flakët përfshijnë Komisariatin nr. 3 në Tiranë, lëndohen 3 efektivë

Përshkallëzohet protesta, flakët përfshijnë Komisariatin nr. 3 në Tiranë, lëndohen 3 efektivë

foto nga komisariati nr.3 TIRANË-  Komisariati nr. 3 në zonën e Mine Pezës në Tiranë është përfshirë nga flakët gjatë protestës së zhvilluar në kryeqytet. Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet se ka nisur në ambientet e brendshme të godinës, ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi. Situata ngre shqetësime edhe për praninë e mundshme të personave brenda ambienteve të komisariatit. Deri në këtë moment, nuk ka informacion të konfirmuar për personat që mund të ndodhen brenda godinës apo për persona të lënduar. Ndërkohë tre efektivë policie kanë mbetur të lënduar si pasojë e situatës së krijuar. Ata janë transportuar me dy ambulanca nga vendngjarja për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore./ZËRI