Rikthehet ‘Reforma Zgjedhore’, PS-PD pa një marrëveshje, propozimet: lista 100% të hapura, ulja e numrit të deputetëve

Rikthehet ‘Reforma Zgjedhore’, PS-PD pa një marrëveshje, propozimet: lista 100% të hapura, ulja e numrit të deputetëve

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Kuvendi do të rinisë sot punën për Reformën Zgjedhore. Partia Socialiste dhe Partia Demokratike rikthehen në diskutime prej muajsh në pezull. Komisioni i Posaçëm Parlamentar pritet të mblidhet në orën 13:00, ku në tyrezë do të diskutohet përshtatja e legjislacionit zgjedhor me ndarjen e re administrativo-territoriale, që parashikon 46 bashki, dhe vijimi i shqyrtimit të projektligjit për financimin e partive politike. PD dhe PS nuk kanë ende një marrëveshje, ku opozita kërkon lista 100% të hapura, edhe në zgjedhjen e këshillave bashkiakë, ndërsa socialistët ende nuk e kanë një propozim mbi sistemin zgjedhor, por kanë paralajmëruar se nëse nuk gjendet një rrugë e dakordësuar do të vijojnë të vetëm reformën. PD-ja ka votuar kundër hartës së re territoriale dhe ka paralajmëruar se do...