PESHKU NE DET, TIGANI NE ZJARR / PD PARALAJMERON FSHESEN NE ADMINISTRATE: 180 MIJE PUNONJES NE SITE

PESHKU NE DET, TIGANI NE ZJARR / PD PARALAJMERON FSHESEN NE ADMINISTRATE: 180 MIJE PUNONJES NE SITE

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Dorjan Teliti, ka paralajmëruar një ndërhyrje të fortë në administratën publike në rast se opozita vjen në pushtet. Mesazhi i tij është i drejtpërdrejtë: vendet e punës që, sipas PD-së, janë krijuar artificialisht dhe paguhen pa kryer asnjë funksion, do të shkurtohen. Teliti foli për planin e opozitës ndaj administratës publike, duke hedhur poshtë mundësinë e largimeve për arsye politike. Sipas tij, në shënjestër nuk do të jenë punonjësit që kryejnë detyrën, pavarësisht bindjeve politike, por ata që paguhen nga taksat e qytetarëve pa ushtruar asnjë funksion. Për të argumentuar nevojën e shkurtimeve, Teliti krahasoi numrin e punonjësve të administratës në vitin 2013 me shifrat aktuale. Sipas të dhënave që ai referoi, administrata publike është zgjeruar nga 162 mijë...