AGRON DUKA GATI TE SAKRIFIKOHET PER FITOREN: NESE S’KENI KANDIDAT, FUTEM UNE NE GARE
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka lënë të hapur mundësinë e kandidimit për Bashkinë e Durrësit në zgjedhjet e ardhshme vendore. Ai e kushtëzon përfshirjen e tij në garë me aftësinë e opozitës për të identifikuar një kandidaturë konkurruese përballë mazhorancës. Gjatë një interviste me gazetarin Arbër Hitaj, Duka theksoi se opozita duhet t’i përcaktojë kandidatët përmes sondazheve, duke vlerësuar mbështetjen që ata gëzojnë te qytetarët dhe jo marrëveshjet mes forcave politike. Sipas tij, kjo mënyrë përzgjedhjeje merr rëndësi të veçantë në bashkitë e mëdha, përfshirë Durrësin, ku opozita duhet të synojë fitoren dhe jo thjesht të sigurojë përfaqësimin e grupeve të caktuara brenda saj. Duka paralajmëroi se, nëse opozita propozon një emër vetëm për të ruajtur ekuilibrat e brendshëm politikë, pa perspektivë...
Burimi:
ntv.al