Përshkallëzohen incidentet në protestë, dy të lënduar përfundojnë te Trauma

Përshkallëzohen incidentet në protestë, dy të lënduar përfundojnë te Trauma

I LENDUARI GJATE PROTESTES NE SPITALIN E TRAUMES TIRANË- Dy protestues të lënduar janë transportuar me autoambulancë drejt Spitalit të Traumës, pas incidenteve të regjistruara gjatë protestës në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, njëri prej tyre dyshohet se është goditur me plumb gome, nga ato të përdorura nga Policia gjatë përplasjeve me protestuesit. Ndërkohë, edhe protestuesi i dytë ka mbërritur në spital për të marrë ndihmë mjekësore, por deri më tani nuk janë bërë të ditura rrethanat dhe shkaqet e lëndimit të tij./ZËRI