Përshkallëzimet në protestën përpara Ministrisë së Arsimit, Policia e Shtetit reagon përsëri: Mos digjni e shkatërroni, është krim! Ja çfarë rrezikoni

Përshkallëzimet në protestën përpara Ministrisë së Arsimit, Policia e Shtetit reagon përsëri: Mos digjni e shkatërroni, është krim! Ja çfarë rrezikoni

Policia e Shtetit ka reaguar sërish për protestën, duke denoncuar përshkallëzimin e dhunës ndaj efektivëve dhe shkatërrimin me zjarr të pronës publike dhe private. Përmes një apelimi drejtuar protestuesve, policia kërkon distancimin nga aktet e dhunshme dhe paralajmëron se personat përgjegjës do të përballen me ligjin, me dënime që mund të arrijnë deri në 7 vite burgim për vepra të caktuara. Reagimi i policisë: “Nisur nga përshkallëzimi i dhunës ndaj punonjësve të Policisë dhe shkatërrimi me zjarr i pronës publike dhe private, Policia e Shtetit iu bën thirrje të përsëritura dhe të forta të gjithë pjesëmarrësve në tubim, të ruajnë vetëpërmbajtjen dhe qetësinë, si dhe të distancohen menjëherë dhe në mënyrë të qartë, nga personat që kryejnë akte dhune, djegie dhe sulme ndaj punonjësve të...