Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Përse zgjaten çështjet?”, Dumani: Volum i lartë i punës, do hapet gara për shtimin e hetuesve të BKH! Na duhen këshilltarë ligjorë
Kreu i SPAK, Altin Dumani, i pyetur nga anëtarë të KLP-së se përse çështjet zgjaten, ai renditi disa prej problematikave. Ai theksoi se ka një volum të lartë të punës dhe ka çështje që duan kohën e tyre. Këtë vit është miratuar rritja e numrit të hetuesve të BKH me 40 dhe pritet që deri në fund të vitit të ketë përfunduar gara, sipas Dumanit, “të cilët do të jenë në gjendje t’i japin drejtim në një kohë më të shpejtë”. Dumani: Zgjatja e çështjeve ndodh prej volumit të lartë të punës, ato që ju thatë po t’i kombinojmë së bashku bëjnë që hetimet të kërkojnë kohë dhe të zvarriten, përgjigjja është në kohë të arsyeshme, nuk kushtëzohet zgjidhja e çështjeve nga prokurori për shkak...