Përplasjet në Kuvend për Reformën Territoriale, Grupi i PS-së kërkon 60 ditë përjashtim për Bardhin dhe Balliun
Deputetët e Partisë Socialiste kanë depozituar në Kuvend një kërkesë për marrjen e masave disiplinore ndaj kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi dhe deputetit demokrat, Klevis Balliu. Sipas kërkesës së mazhorancës, ndaj dy deputetëve kërkohet masa e përjashtimit për 60 ditë nga aktivitetet e Parlamentit. Nisma vjen pas përplasjeve dhe debateve të zhvilluara në Kuvend gjatë seancës për miratimin e Reformës Territoriale, e cila u shoqërua me tensione mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Në disa momente, deputetët demokratë kanë hedhur vezë dhe ujë ndaj kryeministrit Edi Rama dhe deputetes, Belinda Balluku. Kërkesa e Partisë Socialiste për përjashtimin e deputetëve demokratë pritet të shqyrtohet nga Sekretariati i Etikës.
Burimi:
gijotina.com