Përplasjet gjatë protestës, 7 persona po marrin trajtim në Traumë, 4 të tjerë janë larguar nga QSUT
FOTO NGA PROTESTA TIRANË- Katër efektivë policie dhe tre protestues po marrin trajtim mjekësor në Spitalin Universitar të Traumës, pas incidenteve të ndodhura gjatë protestës në kryeqytet. Sipas të dhënave të përditësuara në orën 18:40, të shtatë personat janë të vetëdijshëm dhe paraqiten në gjendje shëndetësore të qëndrueshme. Ndërkohë, edhe katër protestues të tjerë kanë pasur nevojë për ndihmë mjekësore në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pas marrjes së trajtimit të nevojshëm, ata janë larguar nga spitali dhe do të vijojnë kujdesin në mënyrë ambulatore. Bilanci mjekësor vjen në një ditë të shoqëruar me tensione dhe përplasje gjatë protestës në Tiranë./ZËRI
Burimi:
zeri.ai