Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Përplasje për zgjedhjet/ Ministria e Jashtme mohon presionin ndaj ODIHR-it, replikon me Berishën: S’kemi ushtruar..
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas pretendimeve të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, lidhur me një letër të dërguar nga ministri Igli Hasani institucioneve ndërkombëtare që ndoqën procesin zgjedhor të 11 majit 2025. Në një deklaratë zyrtare, MEPJ sqaron se “nuk bëhet fjalë për ndërhyrje në punën e Misionit të vëzhguesve të ODIHR, dhe aq më pak për ushtrim presioni ndaj tyre.” Ministria thekson se është praktikë standarde në çdo proces zgjedhor që autoritetet shtetërore të shtetit pritës të përcjellin sqarime dhe kontekst shtesë mbi gjetjet e raportit paraprak të vëzhguesve. Ministria gjithashtu kujton se...