Përplasje për integrimin në BE, Berisha: Rama po ia faturon Europës dështimet
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama gjatë forumit ndërkombëtar në Itali, ku u diskutua për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe të ardhmen e zgjerimit të BE-së. Në një reagim në rrjetet sociale, Berisha akuzon kryeministrin se po përpiqet t’ia atribuojë Europës përgjegjësinë për vonesat në procesin e integrimit, duke e lidhur këtë situatë me qeverisjen e tij. Berisha ironizon deklaratën e Ramës se i beson Europës dhe pretendon se kryeministri po përdor politikën europiane të zgjerimit për të shmangur përgjegjësinë për problemet e vendit. Kreu i PD-së kundërshton gjithashtu lidhjen që Rama bëri mes luftës së Rusisë në Ukrainë dhe procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian, duke argumentuar se perspektiva europiane e...
Burimi:
ntv.al