Përplasje në Theth/ Ndërhyrja e IKMT shkakton tensione, një grua humb ndjenjat

Përplasje në Theth/ Ndërhyrja e IKMT shkakton tensione, një grua humb ndjenjat

Një grua ka humbur ndjenjat në Theth gjatë përplasjes mes banorëve dhe forcave të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit dhe policisë, të cilat kanë shkuar në zonë për të shembur objektet pa leje. Pamjet e siguruara nga Euronews Albania tregojnë momentin kur gruaja merret në krahë nga familjarët e saj dhe transportohet drejt ambulancës së Thethit për të marrë ndihmën mjekësore. Situata në zonë është tensionuar pas rezistencës së banorëve ndaj forcave të rendit, duke detyruar autoritetet të shtojnë prezencën e efektivëve të policisë. Më herët, përplasjet mes banorëve dhe IKMT-së sollën pezullimin e përkohshëm të shembjes së ndërtimeve...
Burimi: Sot.com.al