Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Përplasje në GJKKO/ Erion Alibej: Ia përcillja informacionet me siklet! Plarent Dervishaj: Aman, ke dy orë që gënjen
Seanca e sotme në GJKKO është përfshirë në tensione mes Erion Alibejt dhe Plarent Dervishajt. Plarent Dervishaj dhe bashkëpunëtori i drejtësisë kanë ofenduar njëri tjetrin dhe për këtë arsye gjykata ka ndërprerë seancën, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha. Për shkak të fjalorit jo etik dhe sherreve mes Plaurent Dervishaj dhe të penduarit të drejtësisë Erjon Alibej, gjykata vendosi që Dervishaj të largohet nga seanca e sotme. Erjon Alibej: E kam takuar Plarentin pak ditë para se t’i bëhej atentat. Plarenti kishte dyshime për disa persona se i kishin bëre atentat, dyshonte edhe te Pëllumb Muhameti (Rrumi) dhe te...