No Image Available

Përplasje në Gjermani, plaçkiten dyqanet dhe sulmohet policia

Protestat kundër rritjes së kostos së jetesës në Gjermani kanë përfunduar me incidente të dhunshme, pasi grupe protestuesish plaçkitën dyqane dhe u përplasën me policinë në disa qytete të vendit. Incidentet më të rënda u regjistruan të shtunën në mbrëmje në Frankfurt, qendrën financiare të Gjermanisë. Përveç Frankfurtit, përplasje dhe akte dhune u raportuan edhe në Berlin, Këln dhe Hamburg. Policia bëri të ditur se përdori topa uji për të shpërndarë protestuesit, të cilët sulmuan forcat e rendit dhe shërbimet e emergjencës me fishekzjarrë, gurë dhe shishe. Mijëra qytetarë morën pjesë gjatë ditës në demonstrata, të cilat fillimisht ishin kryesisht paqësore. Protestat u organizuan nga grupimi aktivist Gen Z regelt, që përkthehet si “Gjenerata Z merr drejtimin”, dhe kishin në fokus financimin e pamjaftueshëm të...