Përplasje fatale me një person të vdekur. Policia e Durrësit arreston një të dyshuar

Përplasje fatale me një person të vdekur. Policia e Durrësit arreston një të dyshuar

Një burrë ka humbur jetën pasi u përfshi në një aksident rrugor në Rrogozhinë. Viktima është R.I., 56 vjeç nga Rrogozhina, i cili si pasojë e përplasjes fatale që pësoi ka humbur jetën në vendngjarje. Dinamika e ngjarjes ishte e tillë sipas policisë: Shtetasi N. K., 44 vjeç, në aksin rrugor Gosë-Ballaj, Rrogozhinë, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, është përplasur me motomjetin tip “Yamaha”, me drejtues 56 vjeçarin R. I., i cili nga plagët e marra vdiq në vend. Policia e Shtetit tha se 44 vjeçari N.K, banues në Ballaj, Kavajë, u arrestua në Durrës, ndërda ngjarja ndodhi në Rrogozhinë. I ndjeri ishte banor i fshatit Gosë në Rrogozhinë.