Përplasje e fortë mes dy automjeteve në Pogradec, lëndohen tre persona

Përplasje e fortë mes dy automjeteve në Pogradec, lëndohen tre persona

Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në rrugën që të çon drejt fshatit Tushemisht, në Pogradec. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar lëndimin e tre personave që ndodheshin si pasagjerë në njërin prej mjeteve. Të plagosurit janë transportuar menjëherë drejt spitalit të Pogradecit për të marrë ndihmën mjekësore. Ende nuk ka informacion zyrtar mbi gjendjen e tyre shëndetësore. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. 
Burimi: Syri.net