Përplasja te Konferenca e Kryetarëve për rrogat e magjistratëve, Balla opozitës: Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave, respektojmë Kushtetuesen
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi në Konferencën e Kryetarëve se sesioni i tretë i legjislaturës do të jetë një periudhë intensive pune për Kuvendin, me fokus kryesor shqyrtimin e projektbuxhetit dhe të nismave ligjore të depozituara. Balla u bëri thirrje kryetarëve të komisioneve parlamentare që të trajtojnë me prioritet të gjitha projektligjet e disponueshme, në mënyrë që Kuvendi të përmbushë afatet kushtetuese dhe ligjore. Duke iu referuar debatit për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me statusin e magjistratëve, ai theksoi se Kuvendi ka ndjekur të gjitha procedurat e parashikuara dhe se Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka depozituar brenda afateve projektligjin që adreson këtë vendim. “Ne kemi respektuar plotësisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe kemi ushtruar të drejtën...
Burimi:
javanews.al